Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Arsyetohet Ministria e Mbrojtjes: Nuk nderuam ushtarët pushtues serbë, u ftuam nga ambasadat e huaja

Gazeta10
14 November 2022 - 14:59

Ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës pas raportimit të Gazeta 10 për nderimin e Gardës së FSK-së për ushtarët serbë që pushtuan Kosovën në vitin 1912.

Në komunikatë thuhet se lajmi nuk është i vërtetë, duke arsyetuar në mënyrë tjetër historinë prej asaj që është raportuar një ditë më herët.

 “Me datën 11.11.2022, Togu i Gardës Ceremoniale dhe Orkestra Frymore e FSK-së, me ftesë të Ambasadës franceze dhe Ambasadës gjermane, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për të nderuar rënien e ushtarëve francezë dhe gjermanë, gjatë Luftës së Parë Botërore, në periudhën 1914-1918”, thuhet në komunikatë.

Siç thonë ata, pllakat përkujtimore të të rënëve të këtyre dy kombeve, janë të vendosur në një hapësirë të përbashkët me pllakën e të rënëve serbë të vitit 1912-1918, por që si ngjarje në periudhë kohore e as me aktivitetin në fjalë nuk kanë asnjë lidhje.

“Theksojmë edhe njëherë se Togu i Gardës Ceremoniale ka marrë pjesë si formacion mbështetës i Ambasadës franceze, nën organizimin e tyre, me qëllim nderimin e ushtarëve të rënë francezë dhe gjermanë”, shkruan tutje në njoftim.

Sipas tyre, në asnjë formë nuk nderohen të rënët serbë. 

“Ministria e Mbrojtjes dhe FSK nderojnë gjithmonë vetëm popujt mbrojtës të vlera të lirisë, paqes dhe demokracisë dhe assesi ata që kanë qenë faktor destabilizues në secilën etapë dhe autorë të krimeve e terrorit”, përfundon kominikata e tyre./Gazeta10

Gazeta 10 raportoi për skandalin, të dielën mbrëma: https://gazeta10.com/skandal-garda-e-fsk-nderon-ne-ceremoni-ushtaret-serbe-qe-pushtuan-kosoven-nuk-dihet-kush-dha-urdher/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.