
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka deklaruar se prioriteti i tij i parë pas marrjes së detyrës do të jetë zgjidhja e problemit të furnizimit me ujë.
I ftuar në Politiko, Abrashi tha se situata aktuale me mungesën e ujit në shumë fshatra të Prizrenit është alarmante dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.
“Dy ose tri vendimet e para do të ishin projekte të reja, të mira, por mua më duhet të nisem prej natyrës urgjente në Prizren – me u marrë me ujë, mas pari. Me ujë, sepse kam qenë i tmerruar kur e kam parë që në vendet tona, në fshatra tona mungesa është e tillë që ka edhe nga 18 orë që nuk kanë ujë,” ka deklaruar Abrashi.