
Deputeti i Lidhjes Demoktarike të Kosovës, Alban Zogaj u pyet nga analisti Halil Matoshi se e a ndjejnë veten fajtorë edhe këta si LDK që e kanë dërgu vendin në vendime antikushtetuese e sidomos me votimin për nënëkryetarin e komunitetit joshumivë serb, Nenad Rashiq.
Zogaj tha se jo për faktin që krejt kjo është hipotetike, sepse Gjykata Kushtetuese duhet me ardhë me një vendim dhe me tregu se si ka shku procedura e fundit, por që nuk ndjehen aspak fajtor për një gjë të tillë.
Matoshi insistoi duke thënë se po e lëmë anash paragjykimin, por çka nëse me të vërtetë Gjykata Kushtetuese do të dilte vërtetë me një vendim të tillë që ishte shkelje e Kushtetutës zgjedhja e Nenad Rashiq si nënkryetar i pestë i Kuvendit të Republikës së Kosovës., a do të ndiheshit fajtorë atëherë për këtë tgjedhje që e keni bërë.
Zogaj tha se deri atëherë duhet të presim atë rrethanë e prapë do të kemi mundësi të bisedojmë e të deklarohemi, sepse Gjykata Kushtetuese ka lajmëruar që është duke e shqyrtuar këtë çështje, dhe nuk mund të paragjykojmë pasi që në fund të fundit, ajo do të dalë me një vendim për këtë.
Matoshi tha se unë po ju tregoj që tani që kjo është totalisht shkelje e Kushtetutës./Gazeta10
Deklarata e plotë: