Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Artan Abrashi zbulon arsyen e bashkëpunimit me Zafir Berishën: Na lidh respekti dhe vizioni për Prizrenin

Gazeta10
03 Nëntor 2025 - 20:52

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka folur sonte në emisionin Politiko për arsyet që e shtynë të lidhë koalicion me Zafir Berishën, kryetarin e partisë Nisma për Kosovën në Prizren.

Abrashi tha se bashkëpunimi me Berishën nuk është i rastësishëm, pasi të dy njihen prej shumë vitesh dhe ndajnë respekt të ndërsjellë, pavarësisht dallimeve politike.

“Unë dhe Zafir Berisha njihemi moti, ka ndoshta 20 vite. Kemi pasur normalisht dallimet tona, por nuk ka munguar asnjëherë respekti i ndërsjellë. Ne dallojmë në mendime sa i përket shumë temave, por që në rastin e Prizrenit të jemi bashkë aty ku pajtohemi, dhe kjo është formula e bashkëpunimit,” tha Abrashi.

Ai shtoi se qëllimi i këtij bashkëpunimi është përqendrimi në zhvillimin e qytetit dhe krijimi i një qeverisjeje lokale që reflekton interesin qytetar, jo atë partiak.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.