Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Artefakte nga Muzeu i Kosovës do të prezantohen këtë të premte në SHBA

Gazeta10
26 March 2023 - 11:32

Minitria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se katër artefakte nga Muzeu Kombëtar i Kosovës do të prezantohen në një eksppozitë më 31 mars në SHBA.

Ky prezantim do të ndodh në kuadër të ekspozitës “First Kings of Europe” që do të organizohet në njërin nga muzetë më të mëdhenj në SHBA, shkruan Gazeta10.

“Kosova, Shqipëria dhe vende të tjera të Evropës Juglindore do të jenë pjesë e ekspozitës “First Kings Of Europe”, që organizohet nga një prej muzeve më të mëdhenj në SHBA, Field Museum of Natural History, në Chicago. Katër artefakte nga Muzeu Kombëtar i Kosovës do të prezantohen në ekspozitën që do të hapet më 31 mars në SHBA, dhe do të vazhdoj edhe në Kanadë.’’, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

“First Kings of Europe” bënë bashkë punën dhe tregimet e 26 muzeve dhe 11 vendeve të Evropës Juglindore.

Ekspozita ka si temë kryesore periudhën e formimit të elitave sociale dhe politike gjatë prehistorisë së vonë në Ballkan, nga komunitetet bujqësore egalitare të periudhës së Neolitit, tek elitat e konsoliduara të fundit të periudhës së Hekurit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.