
Artmotion dhe Sunny Hill Festival bashkojnë sërish forcat edhe këtë vit, në një nga edicionet më të mëdha dhe më spektakolare të festivalit deri më tani. Prishtina do të mirëpresë emra të mëdhenj të skenës ndërkombëtare si Katy Perry, Martin Garrix, Lewis Capaldi, PAWSA, Adam Port & Rampa (Keinemusik), Dhurata Dora dhe shumë artistë të tjerë, duke e shndërruar qytetin në epiqendrën e muzikës dhe kulturës urbane.
Në këtë atmosferë unike, Artmotion rikthehet si partner zyrtar me një prezencë edhe më të madhe, duke ofruar një eksperiencë që shkon përtej muzikës. Koncepti i këtij viti ndërtohet rreth motos “Sporti si Kulturë Urbane”, duke bashkuar sportin, muzikën, teknologjinë dhe kreativitetin në një hapësirë të vetme, të dedikuar për argëtim dhe ndërveprim.
Një nga pikat kryesore të festivalit do të jetë Artmotion Stage, një skenë e ndërtuar në dy kate, ku gjatë gjithë festivalit do të zhvillohen aktivitete të ndryshme, takime me mysafirë specialë, intervista dhe përmbajtje ekskluzive, duke krijuar një atmosferë dinamike për të gjithë vizitorët.
Në Chill Zone, Artmotion rikthen një nga instalacionet më të pëlqyera të edicioneve të kaluara – topin ikonik – kësaj radhe me një dizajn krejtësisht të ri, modern dhe urban. Ky instalacion do të jetë një nga pikat më atraktive për fotografi dhe krijim përmbajtjesh për rrjetet sociale, ndërsa vizitorët do të kenë mundësi të relaksohen në ambientin e krijuar me lazy bags, ideal për pushim, socializim dhe shijimin e atmosferës së festivalit.
Për adhuruesit e showbiz-it dhe argëtimit, Artmotion do të sjellë transmetime live direkt nga zemra e Sunny Hill Festival. Përmes intervistave ekskluzive, të ftuarve VIP, momenteve spontane dhe atmosferës unike të festivalit, publiku do të ketë mundësi të ndjekë nga afër gjithçka që ndodh në një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon.
Edhe këtë vit, Artmotion vjen me një koncept inovativ që ndërthur sportin, muzikën dhe kulturën urbane, duke e bërë praninë e tij në Sunny Hill Festival një nga eksperiencat më të veçanta për të gjithë vizitorët.
ARTMOTION – SPORTI SI KULTURË URBANE.