
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se e ka vazhduar bashkëpunimin me ArtMotion për të drejtat televizive të ndeshjeve të Albi Mall Superligës, të Ligës së Parë në të dyja grupet si dhe për ndeshjet e Kupës së Kosovës.
Por, shtëpia e futbollit kosovar nuk ka dhënë detaje nëse në garë për t’i fituar të drejtat televizive ka qenë edhe ndonjë kompani apo televizion tjetër, apo vetëm ArtMotion, e cila u shpall fituese në thirrjen publike të datës 11 korrik 2023.
Palët janë shprehur të bindur se ky partneritet do të jetë i suksesshëm dhe që do ta çojë në një nivel të lartë cilësie transmetimin e ndeshjeve të futbollit.
Sezoni i ri 2023/24 në Superligën e futbollit do të nisë në këtë fundjavë.