Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Arton Demhasaj: Bashkimi i subjekteve të caktuara mund të sjellë një rezultat krejt ndryshe

Gazeta10
07 April 2026 - 22:06

Komentatori politik Arton Demhasaj, në Politiko ka analizuar mundësitë e krijimit të subjekteve të reja politike dhe ndikimin e tyre në skenën politike të vendit.

Demhasaj tha se, nëse ish presidentja Vjosa Osmani vendosë të krijojë një subjekt ose iniciativë të re, dhe nëse ka afrim me partitë e tjera, ajo nuk duhet të bashkohet me grupet që mund të komprometojnë pavarësinë e saj. Ai shtoi se, nëse një informacion i tillë tregon se Lëvizja Vetëvendosje ka “satellite” të saj, dhe PDK e konsideron Nismën si satelit të saj, bashkimi i këtyre tre subjekteve – LVV, PDK dhe iniciativa e Vjosës – mund të sjellë një frymë krejt ndryshe dhe një rezultat politik të paparashikueshëm.

“Ky kombinim i subjekteve mund të ndryshojë krejt atmosferën politike dhe të japë një rezultat krejt ndryshe nga pritshmëritë aktuale,” tha Demhasaj në Politiko./Gazeta 10

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.