
Komentatori politik Arton Demhasaj në Politiko, analizoi vendimet dhe lëvizjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës në raport me ish presidenten Vjosa Osmani dhe zgjedhjet e vitit 2021.
Demhasaj tha se, ndonëse LDK-ja ka bërë gabime të ndryshme, demtimi më i madh për LDK-në ka qenë nga Vjosa Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, kur partia ra nga 25% në zgjedhjet e 2019 në vetëm 12%. Ai shtoi se kjo humbje u ndikua nga fakti që Vjosa Osmani u largua nga LDK-ja dhe iu bashkua kryeministrit Albin Kurti.
Megjithatë, sipas tij, LDK-ja tregoi përgjegjësi institucionale duke marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentes dhe duke votuar për Vjosa Osmanin.
Demhasaj tutje tha se situata para seancës për zgjedhjen e presidentit është më e favorshme për LDK-në, duke sugjeruar se partia duhet të dalë publikisht dhe të thotë se e përkrah Vjosën për presidente, si dhe t’i kërkojë Kurtit të sigurojë votat për këtë proces.
“Edhe me gjithë demtimin që i ka shkaktuar Vjosa Osmani LDK-së duke u larguar te Albin Kurti, LDK-ja ka treguar maturi politike dhe përgjegjësi, dhe kjo është më mirë se qëndrim pasiv përpara seancës për zgjedhjen e presidentit,” tha Demhasaj.
Deklarata e plotë: