
Raporti: Bleona Dallaveraj / Kanal10
E si pasojë e reshjeve të shumta dhe pranverës së ftohtë, edhe profesorët universitarë të Bujqësisë nuk presin që korrje-shirjet e sivjetme të sjellin rendiment të mjaftueshëm për tregun e Kosovës. Ata thonë se në shumë zona ku ka filluar korrje-shirja, rezultatet s’janë të kënaqshme, derisa i kanë bërë thirrje institucioneve për realizim të subvencioneve.
Përkundër punës së palodhshme të bujqve, edhe këtë vit, vendi nuk pritët ta siguroj bukën e motmotit.
Kjo për shkak të pranverës së ftohtë të këtij viti dhe reshjeve të shumta të shiut.
Si pasojë e kësaj, profesori i Bujqësisë, Imer Rusinovci, pret që rreth 40 për qind rendimenti me grurë të jetë më i ulët këtë vit.
Tutje ai ka treguar se në cilat zona të vendit rezultatet e korrjes nuk janë të kënaqshme.
Rusinovci konsideron se importi i grurit është në nivele të larta dhe i pajustifikueshëm për shkak të mundësive që ofron klima e Kosovës.
Ndërsa, kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, ka ngritur një shqetësim tjetër.
Ai veçon edhe vonesat e realizimit të subvencioneve nga programi i pagesave direkte.
Lidhur me përgatitjet për korrje-shirje, për sipërfaqet e mbjella me grurë dhe sa pritet të plotësohen kërkesat e Kosovës këtë vit, nuk ka pranuar të kthej përgjigje edhe Ministria e Bujqësisë. /Gazeta10