
Rok grupi muzikor “Asgjë Sikur Dielli”, do të performojë në festivalin Sunny Hill – edicioni i Tiranës.
Kjo është bërë e ditur nga vetë festivali përmes rrjetit social Facebook, raporton Gazeta10.
“Nuk ka asgjë më të mirë se DIELLI. Jemi të lumtur që do të kemi grupin ikonik në Tiranë”, thuhet në njoftim.
Edicioni i Tiranës do të mbahet më 26,27 dhe 28 Gusht./Gazeta10