Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

ASK: Rritet numri i përdoruesve të telefonisë fikse në Kosovë – mbi 70.000 përdorues

Gazeta10
14 July 2026 - 12:28

Numri i përdoruesve të telefonisë fikse në Kosovë ka shënuar rritje gjatë muajit maj 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndonëse trafiku i realizuar përmes këtij rrjeti ka pësuar rënie.

Kështu thuhet në publikimin më të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit.

Sipas ASK-së, në muajin maj numri i përdoruesve të rrjetit të telefonisë fikse arriti në 70.816, që paraqet një rritje prej 3,4 për qind krahasuar me majin e vitit 2025, kur ishin regjistruar 68.478 përdorues.

Në anën tjetër, trafiku i realizuar në telefoninë fikse ra me 4,1 për qind. Gjatë majit 2026 u regjistruan 1.789.637 minuta komunikim, krahasuar me 1.866.512 minuta në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Ndërkaq, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) në këtë periudhë ishte 1 516 860 ose 2.72 % më shumë se në periudhën e njëjte të vitit të kaluar. Ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 318 946 mije ose 1.65 % më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.