
Këngëtari Gentian Gojani në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin e mëngjesit “Dita e Re” ka treguar se si kanë qenë festat e fundvitit për të.
Ai ka thënë se asnjëherë festat nuk ka mundur t’i kalojë me familje, raporton Gazeta10.
“Asnjë festë nuk kam mundur t’a kalojë me familje, qoftë vitin e ri qoftë krejt festat që janë, sepse ne jemi gjithmonë të kërkuar në festa sepse ne shkojmë me punu, vetëm në vikend”, tha ai për Kanal10.
Gojani gjithashtu treguar se në muajin dhjetor ai asnjëherë nuk është në shtëpi.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10