
Ndryshimi i narracionit të kryeministrit, Albin Kurti karshi marrëveshjes së Asociacionit, ka përplasur në Politiko, anëtarin e Kryesisë së VV-së, Alban Hysenin me komentatoren politike, Mimoza Gavrani.
Gavrani madje u shpreh e habitur edhe me argumentet e Hysenit për këtë marrëveshje, derisa tha se dallojnë me ato të kryeministrit Kurti, shkruan Gazeta10.
Ajo tha se kryeministri, aktualisht me qëndrimet e tij po e përgatitë opinionin për mënyrën e prezantimit të Asociacionit.
“Narracioni që po ekspozohet nga qeveria aktuale, është i ndryshueshëm nga koha në kohë. Po mundem me vërejet argumentet që po sjell kryetari këtu, me argumentet e Kurtit dallojnë. Kurti po përgaditë terenin karshi votuesve të tij dhe opinionit se në cfarë mënyre do ta prezantojë pakon e Asociacionit. ”, tha Gavrani.
Por, këto deklarata të Gavranit, i kundërshtoi Hyseni duke përsëritur qëndrimin e kësaj partie, se “Asociacioni nuk do të bëhet”, me kompetencat që i ka aktualisht.
“Në mbledhjet e kryesisë së VV-së me kryeministrin Kurti, këto janë tema që ne i diskutojmë. Unë e di se çfarë duhet të thotë një kryeministër, sesa që të thotë se Asociacioni nuk bëhet, me kompetencat dhe fuqinë që e ka tash, ai nuk bëhet. Nuk e di cfarë tjetër duhet me thënë”, theksoi Hyseni. /Gazeta10