Astana dhe Ballkani kanë publikuar tashmë edhe zyrtarisht formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për grupet e Ligës së Konferencës.
Kampioni i Kosovës është mysafir i ekipit nga Kazakistani në ndeshjen e katërt të grupit C, e cila pritet të zhvillohet në “Astana Arena” nga ora 16:30.
Ekipi i Ilir Dajës vjen në këtë ndeshje pas formës së mirë në kampionat dhe e motivon fakti që ky ekip e mposhti në ndeshjen e fundit në Prishtinë.
Në anën tjetër, vendasit janë të motivuar pas fitores si mysafir i Ballkanit dhe synojnë rezultat pozitiv për të shtuar gjasat për kualifikim në raundin tjetër.
Trajnerët e të dyja ekipeve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Te therandasit nga minuta e parë luajnë yje si Lumbardh Dellova dhe Nazmi Gripshi, por jo edhe Armend Thaqi, i cili si duket nuk ka qenë 100 për qind duke mbetur në bankë.
Formacionet zyrtare
Astana: Condric; Beysebekov, Marochkin, Amanovic; Havhannisyan, Kuat, Ebong, Dosmagambetov; Tomasov, Darboe, Ourega;
Ballkani: Koliçi; Trashi, Dellova, Jashanica, Potoku; Halili, Kuç, Zyba; Hamidi, Gripshi, Kryeziu;