Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Astrit Gashi për Kushtrim Sadiku: Profesionistët dallohen kur kërkojnë falje

Gazeta10
14 April 2026 - 13:41

Astrit Gashi ka shprehur mbështetje për gazetarin Kushtrim B. Sadiku, duke theksuar se gabimi është njerëzor, por dinjiteti për të kërkuar falje dhe forca për të vazhduar përpara e dallojnë një profesionist të vërtetë.

Ai vlerësoi kontributin 17-vjeçar të Sadikut në ekran, duke theksuar përkushtimin dhe sakrificat e tij, madje edhe në dëm të shëndetit. Gashi shtoi se sqarimi i dhënë nga Sadiku ishte i sinqertë dhe se puna e tij ndër vite flet më shumë se çdo reagim momental në rrjetet sociale.

Në fund, ai i dërgoi mesazh inkurajues: “Kokën lart!”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.