Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Atiq zbulon arsyen pse kryetarët e VV-së nuk i shkuan në takim Hovenierit

Gazeta10
30 May 2023 - 18:43

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq që vjen nga radhët e VV-së, ka shpjeguar në një intervistë të dhënë për Kanal10 se përse nuk morri pjesë në takimin e thirrur nga ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, shkruan Gazeta10.

Ai ka thënë se kryetarët e VV-së në veri punojnë ditë e natë dhe për shkak kohës s’kanë mundur të jenë atje.

“Na kemi pas takime edhe më herët, jo me ambasadorin e ShBA-së ose të Zyrës Evropiane, por kemi pas takime me të dërguarit e tyre. Atë ditë kjo u transmetua keq në media. Por çështja e agjendës, tempos ka qenë aspekti kohor në pyetje.  Kjo varet me intensitetin e veprimit si kryetar komunash, unë thash më herët se nuk kem pushim as dielën as shtunën, punojmë ditë e natë. Kështuqë varet prej secilit kryetarë çfarë qëllimi ka.”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka thënë se ka takime me përfaqësues të insitituciponeve të Kosovës në vazhdimësi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.