Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

ATK-ja i anulon disa vërtetime tatimore të gjeneruara online

Gazeta10
27 March 2023 - 11:05

Administrata Tatimore e Kosovës bën të ditur se i ka anuluar disa vërtetime tatimore të gjeneruara online.

ATK-ja me anë të një njoftimi shton se janë anuluar vërtetimet tatimore të gjeneruara nga data 07.03.2023 deri më 15.03.2023.

“Arsyeja e anulimit të këtyre Vërtetimeve Tatimore, që gjithsej janë 833 është që për shkak të një problemi teknik në një hallkë të ndërveprimit për freskimin e të dhënave në funksionin e Vërtetimit Tatimor, sistemi nuk ka arritur t’i identifikoj borxhet reale gjatë periudhës kohore nga data 07.03.2023 deri më 15.03.2023. Si pasoj janë gjeneruar Vërtetime Tatimore edhe në rastet kur tatimpaguesi ka pasur detyrime të pa shlyera në ATK”, thuhet në njoftim.

ATK-ja ka kërkuar nga të gjithë personat që t’i zëvendësojnë vërtetimet që kanë nxjerrë online nga datat 7 mars deri me 15 mars me vërtetime të reja, shkruan Gazeta10.

“Administrata Tatimore e Kosovës kërkon nga të gjithë personat që kanë përdorur apo që mund të përdorin Vërtetimet Tatimore të gjeneruara online nga ATK nga data 07.03.2023 deri më 15.03.2023, t’i zëvendësojnë me Vërtetime Tatimore të gjeneruara përsëri nga Sistemi Elektronik i ATK apo ueb-faqja e ATK, varësisht nga statusi i personit i cili kërkon gjenerim të Vërtetimit Tatimor”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.