Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

ATK: Nga 1 Qershori 2026 ndalohen pagesat cash mbi 2,000 euro

Gazeta10
25 May 2026 - 17:26

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2,000 euro ndërmjet individëve nuk do të lejohen të kryhen me para të gatshme.

Sipas njoftimit, të gjitha pagesat që tejkalojnë këtë shumë duhet të realizohen përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

ATK u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë kufizimin e përcaktuar me ligj, me qëllim të shmangies së gjobave dhe sanksioneve të mundshme.

“Mos paguani cash mbi limitin e lejuar. Veproni sipas ligjit”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Njoftimi i  plotë: https://www.facebook.com/rks.atk/posts/1422099229957827?ref=embed_post

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.