Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Aubameyang në Chelsea, Alonso në Barcelonë

Gazeta10
01 Shtator 2022 - 9:04

Klubet evropiane pritet të jenë aktive sot, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, raporton Gazeta10.

Barcelona dhe Chelsea janë duke negociuar për ta bërë një shkëmbim në ditën e parë të muajit shtator.

Në fakt, “Blues” qe një kohë po e kërkojnë Pierre Emerick Aubameyangun.

Londinezët kanë arritur tashmë marrëveshje personale me sulmuesin gabonez, derisa po mundohen ta bëjnë një gjë të tillë edhe me klubin aktual të lojtarit.

Gazetari sportiv italian Fabrizio Romano raporton se Chelsea ia ka bërë një ofertë të kënaqshme gjigantit katalunas: ia ofron 10 milionë funte plus kartonin e Marcos Alonsos.

Mbrojtësi i majtë spanjoll është objektiv i “Blaugrana” dhe sonte mund të përfundojë në “Camp Nou”.

Krejt palët janë optimiste që kjo marrëveshje do të kryhet me kohë sot. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.