Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Automjeti shkel këmbësoren në Prishtinë, dërgohet për ndihmë mjekësore

Gazeta10
21 September 2023 - 19:45

Sot rreth orës 15:00 një automjet ka shkelur një këmbësore në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.

Këto infromacione i dha për Gazeta10 zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.