
Autori i vrasjes së efektivit të forcave Shqiponja dhe plagosjes së një tjetri, Violand Braçellari, ka mbërritur në Spitalin e Traumës.
Mësohet se ai ka marrë plagë në pjesën e barkut dhe pritet t’i nënshtrohet një operacioni, teksa gjendja për momentin raportohet jashtë rrezikut.
Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit në fshatin Lozhan të Maliqit mbeti i vdekur efektivi i forcave Shqiponja, Enea Mekolli dhe është plagosur Edison Adri, jashtë rrezikut për jetën, i transportuar gjithashtu me helikopter drejt Traumës. /Tch