Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Avdullahu: Nuk ka ma gjynah sesa këtë qeveri t’ia vendosim përpara Trumpit

Gazeta10
29 January 2025 - 23:29

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Avdullahu ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin.

Avdullahu ka thënë se qeveria aktuale nuk mund t’i dalë përpara administratës Trump.

“Nuk ka ma gjynah politik sesa administratës Trump t’ia qesim përpara këtë qeveri me Kurtin në krye”, ka thënë Avdullahu.

I pyetur se a ka pasur sovranitet më herët, Avdullahu ka thënë se sovraniteti ka ekzistuar edhe më herët në veri.

“A e dini sa policë serbë ka pasur atje? Po ka pasur sovranitet edhe më herët”, ka thënë Avdullahu.

Ndaj një opinioni të tillë ka reaguar Gashi.

“Po ata i kanë gjujtë uniformat. Kaq efektive u kanë integrimi…”, ka thënë ai, teksa debati mes tyre ka vazhduar. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.