Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Aventurat e Kurtit” – Hamiti: Raportet me aleatët më të këqija se asnjëherë më parë

Gazeta10
30 June 2023 - 0:00

Muhamet Hamiti nga LDK-ja ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për raportet aktuale me aleatët ndërkombëtarë dhe ngecjen e procesit të dialogut me Serbinë.

Hamiti në Prime Time e ka quajtur Kurtin, njeri jokonsistent që nuk po i’a del t’i bindë aletatët siç janë BE-ja, transmeton Gazeta10.

“Po qeverisë keq me aleatët, po qeverisë keq brenda. Për fajin e vet po sanksionohet. Prej kujt? Miqëve dhe aleatëve tanë. Serbia ka qenë e tillë gjithmonë.”, deklaroi Hamiti në Prime Time.

Ai ka përmendur edhe sloganin e dikurshëm të partisë së Kurtit, “Jo negociata, Vetëvendosje”, që sipas tij tani në procesin e dialogut, Kosova asnjëherë nuk i ka pasur punët më keq.

“Këta që janë në VV, në fillimet e veta kanë qenë kundër negociatave. E krijuan sloganin e tyre, jo negociata Vetëvendosje. E lehtë me shkru, e lehtë me majtë mend, dhe dikujt ia mbushi mendjen. Dialogu, diplomacia është që të ulesh t’i bindesh aleatët, dhe ata bëhen pjesë e strukturës së dialogut. Tani në veri ka më pak sundim të ligjit. Si rezultat i aventurave të Kurtit atje, ka keqësim të marrëdhënieve me aleatët tanë.”, tha Hamiti tutje. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.