Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Avionët bombardues amerikanë kanë fluturuar mbi Tiranë

Gazeta10
22 August 2022 - 16:03

Dy avionë amerikanë B-52, të cilat mund të mbajnë armë bërthamore, kanë kaluar sot mbi Tiranë, shkruan Kosovapress.

Kjo ngjarje ka ndodhur në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. 

Ata fluturuan mbi sheshin “Skënderbej” rreth orës 14:50, në shenjë demonstrimi për bashkëpunimin e shkëlqyer në të gjitha fushat.

Me dhjetëra persona u mblodhën në shesh pas thirrjes edhe të ambasadës së SHBA-së për të parë këtë ngjarje unike, shkruan Kosovapress./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.