
Njohësi i drejtësisë, Ardian Bajraktari ka deklaruar në Politiko se Gjykata Speciale përmes procesit gjyqësor të sotëm ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, tregoi tendencë për ta rishkruar historinë e popullit të Kosovës, duke pretenduar me “materiale-prova” të këtij lloji.
Avokati Bajraktari ka paralajmëruar edhe pretendime tjera të Prokurorisë gjatë këtij procesi, që siç tha me çfarë ka filluar mund edhe ta vë në pikëpytje legjitimitetin e intervenimit të NATO-s në Kosovë.
“Të pretendosh se ka trafikim organesh në kohën kur njerëzit kanë vdekur si rezultat i mungesës së trajtimeve elementare mjekësore, është çmenduri. Ky proces dëshmoi që është i montuar, dhe plan i përbashkët ruso-serb i cili mbase pretendon për krerët e luftës, por besoj se nëse do të kenë sukses mund të shkojnë edhe më tutje, për ta legjitimuar edhe intervenimin e NATO-s. Ka procese që e kanë konfirmuar se UÇK-ja ka qenë guerilia më e suksesshme, ka qenë një strukturë e organizimit vullnetar”, tha Bajraktari në Politiko në Kanal10.
Ai pati edhe kritika ndaj Ministrisë së Drejtësisë për siç tha ai po bën minimumin për obligimet që ka me Ligj për procesin gjyqësor ndaj të akuzuarëve në Hagë.
Ai bëri të ditur se deri më tani kjo ministri ka ndarë rreth 17 milionë euro për këtë procesproces, shkruan Gazeta10.