Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Avokati Emmerson: Një pjesë të kohës, Veseli ishte jashtë në koordinim me agjencitë e shteteve të huaja

Gazeta10
04 April 2023 - 15:06

Avokati i ish Kryeparlamentarit, Kadri Veseli, Emmerson para trupit gjykues ka deklaruar se 25 vite pas traumës, masakrave dhe trazirave të shkaktuara nga Serbia, Kosova vazhdon të jetë një vend ku hamëndja cilësohet si fakt.

Ai tutje tha se Një pjesë të kohës, Veseli ishte jashtë në koordinim me agjencitë e shteteve të huaja

Emmerson deklaroi po ashtu se historia e luftës e shkruar në libra dhe është shtrembëruar për tu shërbyer interesave të ndryshme, disa njerëz e kanë ekzagjeruar rolin e tyre për interesa politike.

“Mbrojtja e kundërshton përshkrimin që Prokuroria ia bënë  UÇK-së si një organizatë që drejtohej nga lartë poshtë apo që udhëhiqej nga individ që thuhet se kanë qenë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm. Dëshmitarë pas dëshmitari e kanë përshkuar strukturën e UÇK-së si një strukturë horizontale dhe jo vertikale”, tha Emmerson. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.