Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Avokati Fitim Klinaku: Mbrojtja kundërshtoi çdo provë veç e veç, Gjykata është përcjellë me polemika që nga themelimi

Gazeta10
19 February 2026 - 19:09

I ftuar në emisionin “Gazeta”, avokati Fitim Klinaku ka folur për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se mbrojtja ka paraqitur fjalët përfundimtare në mënyrë të detajuar dhe të argumentuar.

Sipas tij, avokatët e ish-krerëve të UÇK-së kanë dorëzuar fjalët e tyre përfundimtare, secili prej tyre me më shumë se 50 faqe, ku kanë kundërshtuar çdo provë veç e veç.

“Avokatët e tyre kanë dhënë fjalët përfundimtare, secili me më shumë se 50 faqe, duke kundërshtuar çdo provë individualisht”, u shpreh Klinaku.

Ai shtoi se si gjykatë në tërësi, procesi është përcjellë me shumë pakënaqësi dhe probleme, të cilat sipas tij janë reflektuar vazhdimisht edhe përmes reagimeve publike.

“Që nga momenti kur u themelua kjo gjykatë në vitin 2016, ka pasur shumë polemika në Kosovë lidhur me mënyrën, periudhën dhe gjithçka që ka përfshirë ky legjislacion”, theksoi ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.