
Po vazhdon ende aksioni i bastisjes nga Dhomat e Specializuara në banesën e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit, Hashim Thaçi, raporton Gazeta10.
Bastistja po bëhet me urdhër të prokurorit të Speciales, meqë rast nga ky institucion ende nuk kanë treguar për motivet e bastisjes. Ndërsa avokati i Behramajt, Artan Qerkini ka thënë shkurtimisht për Kanal10 se bastisja është duke vazhduar dhe se nuk mund të jap informacione pa përfunduar aksioni.
“Mund të konfirmoj në cilësinë e avokatit të Behramajt se bastisja është në rrjedhje e sipër. Pa përfunduar bastisja s’mund të them asgjë. Bastisja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit”, u shpreh ai.
Tutje, avokati Qerkini ka bërë të ditur se ndaj Behramajt nuk është ngritur urdhërarrest dhe se ai nuk do të arrestohet pas përfundimit të bastisjes.
Qerkini nuk ka dhënë detaje në lidhje me arsyen e bastisjes së banesës së Behramajt.
Gazeta10 është duke e përcjellur ngjarjen dhe do t’iu mbajë të informuar me zhvillimet e ardhshme./Gazeta10