Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Avokati i Naser Pajazitaj: “S’mundemi me bë kurban dikënd veç pse është vra Donjeta” (VIDEO)

Gazeta10
07 April 2023 - 13:43

Ahmet Tahiraj avokat i të dyshuarit kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, Naser Pajazitaj ka treguar në Prime Time në Kanal10 se si erdhi deri tek dyshimet e para të klientit të tij rreth vrasjes së Donjetës, raporton Gazeta10.

Tahiraj është shprehur se edhe pse e dinë qe familja e Donjetës nuk ndihen mirë për këtë rast, por tash më s’mundem me bë kurbanë dikënd veç pse është vra Donjeta.

Ai gjithashtu ka tregur se për 8 vite me radhë Naseri është mbarë në paraburgim edhe pse nuk është që ka pasur prova apo fakte të vërteta që Naseri e ka kryer këtë veprim.

“Na s’mundemi me e bë kurban dikënd veç pse është vrarë Donjeta, une e di që as familja e Donjetës nuk ndihen mirë, por është mbajtur dikush i cili nuk ka pasur prova dhe fakte të sakta që e ka bërë, ai këtë veprim edhe ato materiale që kanë pasur për 8 vite radhazi janë vjetëruar”, ka thënë Tahiraj.

Tahiraj gjithashtu i ka parë si të tepërta reagimet të cilat kanë bërë për lirimin e të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.