
Avokati Artan Qerkini ka dhënë detaje në lidhje me bastisjen e shtëpisë së ish komamdantit të UÇK-së, Sylejman Selimi.
Ai tha se Selimi nuk e ka statusin e një personi të dyshuar, raporton Gazeta10.
Avokati shton se sipas Speciales në shtëpinë e Selimit ka prova që lidhen me pengimin e drejtësisë.
“Fillimisht vlenë të theksohet se ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar, por sipas Gjykatës Speciale thuhet se në shtëpinë e tij mund të ketë pasur prova të cilat lidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë, ne i kemi disa vërejtje sa i përket urdhërit të lëshuar nga Specialja sepse ky urdhër nuk është lëshuar në përputhje me dispozitat ligjore dhe i cenon disa të drejta kushtetuese të personave sepse nuk mund të cenohet privatësia e një personi me një urdhër të gjykatës nëse ai nuk e ka statusin e një personi të dyshuar”, tha ai.
Qerkini tha se Selimi nuk është personi i parë që bastiset pa statusin e një personi të dyshuar./Gazeta10