
Në seancën e parë të gjykimit, avokati Kujtim Cakrani përsërit para gjykatës kërkesën për të nxjerrë ka kafazi i xhamtë ish-presidentin Ilir Meta.
“Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njërëzit. Është për turpin e të gjithëve, për turpin e drejtësisë së re ky lloj trajtimi. Unë e di që ju do ta rrëzoni, por dua ta argumentoni se si. Unë nuk bisedoj dot me presidentin për sa kohë ndahem me xham. Ne nuk jemi të barabartë kështu. Siç e kam unë të bazuar kërkesën, e dua edhe vendimin tuaj të bazuar. Në salla si kjo janë gjykuar Nexhmie Hoxha dhe Ramiz Alia si kriminelë. Edhe prapë nuk kanë qenë kështu. Janë trajtuar me më shumë dinjitet”, tha Cakrani.