Gazeta10

Avokati Musa për arrestimin e Krasniqit: Që 12 vite kam mbrojtur zyrtarë të KEK-ut që janë hetuar

Avokati, Skender Musa në “Prime Time”, ka folur rreth deklaratave të sotme të pushtetit ekzekutiv në drejtim të sistemit të drejtësisë, shkruan Gazeta10.

Musa ka thënë se deklarata e kryeministrit Kurti është një ndërhyrje direkte në sistemin e drejtësisë dhe këtë ai e ka bërë sipas tij për shkak të mos njohurive juridike.

“Është shqetësuese sepse kryeministri dhe kryetari i Kuvendit s’kanë asnjë kompetencë në sistemin e drejtësisë dhe është shqetësuese reagimi i tyre. Shpresojë që këtë e kanë bërë për shkak të mos njohurive profesionale sepse kryeministrit nuk i takon profesionit të juristëve megjithëse nuk arsyetohet se ka këshilltarë. Kjo është ndërhyrje direkte në një pushtet të pavarur siç është ai i drejtësisë. Ka qenë shqetësuese përmendja me emër e mbiemër e Blerim Isufajt, kandidatit për pretendentin e Prokurorit të shtetit.”, ka thënë ai.

Tutje ai i është kundërpërgjigjur deklaratës së Kurtit, i cili potencoi sot se përse më herët nuk ka pasur hetime të tilla, duke thënë se gjatë përvojës së tij 12-vjeçare ka mbrojtur shumë herë zyrtarë të KEK-ut që ishin në hetime.

Avokati Musa ka thënë se në Kosovë nuk ka drejtësi selektive, sepse të gjithë dënohen sipas ligjeve dhe jo me dallime etnike, gjinore e fetare.

“Drejtësia nuk është selektive në Kosovë. Keëtu nuk ndodh me u denu më shumë një serb  se sa një shqiptar, nuk mundet me dënu një i krishterë më shumë se sa një mysliman. S’mundet një femër me u dënu më shumë se sa një mashkull. Pra s’kemi drejtësi selektive.”, deklaroi ai.

Musa, ka përmendur madje edhe detaje nga historia duke rikujtuar se që nga fillimi i ekzistimit të sistemit gjyqësor, juristët kanë qenë konservatorë e të pavarur nga politika.

“Që nga koha e Romës, kur kanë filluar të vendosën sistemet politike e drejtësisë, juristët janë njohur si konservatorë që qëndrojnë larg politikës edhe pse e njohin politikën më mirë se vetë politikanët, po rata e ruajnë sundimin e zbatimin e ligjit.”, ka thënë ai./Gazeta10

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut