Gazeta10

Avokati ngre alarmin: Specialja po rrezikon të drejtat kushtetuese të Kadri Veselit

Ky i fundit, në një parashtresë të dërguar para disa ditësh në Gjykatë, ka ngritur alarmin se rregullativat e vendosura nga gjyqtari me kërkesë të Prokurorisë, mund të përbëjnë shkelje të rëndë ndaj të drejtave të Veselit në gjykim, shkruan lajmi.net.

“Është e qartë dhe e vetëkuptueshme se të gjitha çështjet e propozuara ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatin e procedurës, duke cenuar potencialisht të drejtën e z. Veseli për një gjykim të drejtë siç mbrohet nga Kushtetuta dhe instrumentet përkatëse ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në parashtresën e Emmerson që e ka parë lajmi.net.

Për më tepër, Emmerson ka ilustruar se si me vendimin për kontaktin me dëshmitarë, është thyer edhe parimi bazë për “barazinë e armëve” në një process gjyqësor.

Avokati britanik ka theksuar se si Gjykata i ka dhënë të drejtë prokurorisë në kërkesën e saj që mbrojtjes t’i mohohet liria në zgjedhjen e metodologjisë së kontaktimit dhe intervistimit të dëshmitarëve, ku përshihen takimet jo zyrtare dhe jo të regjistruara.

“Nga parashtresat e Mbrojtjes është e qartë se e drejta për barazinë e armëve do të cenohej duke i mohuar Mbrojtjes të njëjtën “liri në zgjedhjen e metodologjisë së kontaktimit dhe intervistimit të dëshmitarëve, e cila përfshinte takime jozyrtare dhe jo të regjistruara”. Më tej, në vend që të tregohej çdo “shqetësim hipotetik”, mbrojtja iu referua rasteve specifike dhe objektive të cilat do t’i siguronin SPO-së një avantazh taktik të padrejtë”

Emmerson ka theksuar se me vendimin e marrë nga gjyqtari paraprak, Prokuroria do të jetë e informuar për çdo hap të fshehtë të avokatëve, përfshirë atë se cilët dëshmitarë i ka mbrojtja në prioritet, si dhe do t’i jepej njohuri prokurorisë për besueshmërinë e dëshmitarëve dhe linjat e mundshme të marrjes në pyetje shumë përpara gjykimit.

Kujtojmë se prokuroria kishte kërkuar që të ketë qasje në secilën intervistë, të dëshmitarëve, teksa Gjykata e kishte pranuar të njëjtën.

Gjithsesi, gjykatësi kishte vendosur si kusht që ZPS-ja t’i drejtohet trupit gjykues mekërkesë për të marrë pjesë në ato intervista.

Edhe pse në parashtrime përmendet “pala thirrëse” dhe “pala kundërshtare”, te çështja e intervistimit të dëshmitarëve kjo vlen më së shumti për mbrojtjen. Pasi, Prokuroria veç se ka përfunduar pjesën më të madhe të intervistave me dëshmitarët.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë