Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Avokati Thaçit thotë se s’ka konflikt të armatosur pas qershorit 1999, Prokuroria insiston të kundërtën

Gazeta10
18 January 2023 - 12:47

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mistetic, po kërkoj ta provojë Prokuroria që kishte konflikt të armatosur në Kosovë pas qershorit 1999, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se Prokuroria ka barrën e provës.

“Së pari Prokuroria ka barrën e provës për ekzistencën e konfliktit të armatosur apo dyshimit të arsyeshëm”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se kjo është e përcaktuar edhe me paragrafin 557 që i kërkon Prokurorisë që të vërtetojë se nuk ka pasur konflikt.

“Kjo është përcaktuar në fakt edhe nga trupi gjykues në çështjen ku ka nda paragrafët 557 ku thotë se Prokuroria duhet të vërtetojë se nuk ka pasur konflikt të armatosur pas qershorit 99”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi qe dy vite ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë nën akuza për krime lufte. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.