
Teuta Beka Bunjaku, avokatja e njërit prej të arrestuarve në rastin “Bon Vivant”, Gzim Zakuti, ka thënë se klienti i saj nuk është përfshirë në asnjë moment në konfliktin e kritik të së premtes.
“I mbrojturi im, Gzim Zakuti i arrestuar në rastin Bon Vivant, tani është ngarkuar nga prokuroria me veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” edhe pse i njejti nuk ka ndërmarrë asnjë veprim inkriminues natën kritike.Tani kemi nëpër media edhe pamjet e momenteve kritike dhe se Gzim Zakuti nuk shihet fare duke u rrahur apo duke ndërmarrë ndonjë veprim kundërligjor” ka deklaruar avokatja Teuta Beka Bunjaku.
Ajo ka thënë se “Ai gjendet nën masën e paraburgimit vetëm si rezultat i rastit të rëndë dhe i publicitetit të madh por asesi si rezultat i ndonjë veprimi të tij kundërligjor”./Gazeta10