Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Avokatja suedeze mohon që ka sigurim 20 milionësh në Suedi: Kaq është shifra më e lartë

Gazeta10
04 December 2023 - 18:43

Avokatja kosovare nga Suedia, Arlinda Loncari, ka dhënë detaje nga ajo se çfarë ka gjetur dhe çfarë ka lexuar prej mediave suedeze lidhur me vrasjen e rëndë të Liridona Ademajt.

Duke u bazuar në atë çfarë deklaroi sot Loncari, sigurimi më i lartë i jetës në Suedi është rreth 8 milionë korona, që i bie rreth 850 mijë euro, para këto që nëse nuk do të zbardhej vrasja e Liridonës, do t’i merrte bashkëshorti dhe fëmijët.

Tutje ajo tha se sipas mediave suedeze, Naim Murseli gjatë kohës që jetonte në Suedi, ishte i punësuar në një ndër kompanitë më të mëdha të sigurimeve që quhet “Folksam”.

“Pothuajse çdo familje në Suedi ka sigurim, përfshirë edhe sigurimin e jetës. Sigurimi më i lartë i jetës në Suedi është rreth 8 milionë krona, pra afërsisht 850 mijë euro. Gjithashtu dua ta ceki se këtu në media është folur se i dyshuari, do të thotë bashkëshorti i viktimës punon në një ndër kompanitë më të mëdha të sigurimeve këtu në Suedi, qe quhet “Floksam”, do të thotë ai punon sikur këshilltar sigurimesh”, u shpreh ajo.

“Në qoftë se nuk ish bërë domethënë zbardhja e fatit, në qoftë se domethënë nuk tregohet se kush e ka bërë këtë vrasje, në këtë rast do t’i merrte bashkëshorti i saj, bashkë me fëmijët. Po së pari i takojnë bashkëshortit, varët se si i ka shkruar ai. Në qoftë se ai ka shkruar se ai do t’i marrë të hollat, domethënë këto para, atëherë ai do t’i merrte”, tha për ATV, Loncari.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.