Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

AVONET: Spitali i Gjilanit punësoi infermieren me shtetësi të Serbisë

Gazeta10
12 August 2023 - 21:01

Rrjeti i organizatave jo-qeveritare AVONET ka dalë me denoncimin e një shkelje në Spitalin e Gjilanit, që ka të bëjë me punësimin e një infermiereje në mënyrë të kundërligjshme.

Në deklaratën e dhënë për media, AVONET ka sqaruar rastin e infermierjes A. A., e cila është punësuar në këtë institucion shëndetësor, megjithëse nuk ka përmbushur kriteret dhe kushtet e konkursit të shpallur.

Sipas AVONET, infermierja me emrin A.A. është regjistruar si punëtore në këtë institucion shëndetësor, megjithëse nuk është qytetare e Republikës së Kosovës.

Më tej në reagim thuhet se infermierja në fjalë nuk ishte shtetase e Republikës së Kosovës, por e Serbisë. Për më tepër, ajo nuk kishte as lejeqëndrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe nuk kishte licencë të punës në sektorin shëndetësor të Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.