Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Aymeric Laporte drejt largimit nga Manchester City

Gazeta10
19 April 2023 - 13:59

Mbrojtësi spanjoll, Aymeric Laporte po shkon drejt largimit nga skuadra angleze, Manchester City.

Sipas mediumeve angleze, Manchester City do ta lejojë mbrojtësin të largohet, nëse ky i fundit vendos që të vazhdojë aventurën diku tjetër.

Laporte nuk po bën më pjesë në planet e Pep Guardiolas, me mbrojtësin spanjoll që ka startuar në vetëm 7 ndeshje këtë sezon në Premier League.

28-vjeçari duket se do të ndjekë rrugën e Gabriel Jesus, Raheem Sterling e Oleksandr Zinchenko, të cilët u larguan nga “Etihad Stadium” sezonin e kaluar në kërkim të më shumë minutave.

Arsyeja kryesore që Laporte kaloi pjesën më të madhe të sezonin në bankën rezervë është nënshkrimi i Cityt me Manuel Akanji. Performancat e këtij të fundit kanë bërë që ai të fitojë vendin startues në ekip.

Laporte ka kontratë me “Qytetarët” deri në verën e vitit 2025, gjersa vlera e tij në treg kap shifrën e 30 milionë eurove.

Mbrojtësi 28-vjeçar iu bashkua Manchester Cityt në janar të vitit 2018 për shumën e 65 milionë eurove nga skuadra e Athletic Bilbao.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.