Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Azemi: Gjetjet e raportit të auditorit për Komunën e Ferizajt janë shqetësuese

Gazeta10
01 Korrik 2024 - 19:26

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se raportet vjetore për pasqyrat financiare të Ferizajit janë “shqetësuese”.

Sipas tij “edhe këtë vit Zyra Kombëtare e auditorit gjen: prezantim jo të saktë të detyrimeve të papaguara, prezantim jo të saktë të llogarive të arkëtueshme, prezantim jo të saktë të detyrimeve kontigjente, prezantim jo të saktë të pasurive dhe keqklasifikim të shpenzimeve”.


“Si LDK në Ferizaj kemi ngritur këto shqetësime gjatë krejt vitit. Megjithatë, komuna ka vazhduar me avazin e saj”, shkruan ai.

Andaj ai thotë se partia e tij do ta monitorojë çdo veprim të kësaj qeverisje “dhe natyrisht që do ta problematizojmë në publik e në media. Sepse ne besojmë se Ferizajit i duhet përveç një pushtet që zgjidhë probleme dhe mirëmenaxhon me buxhetin komunal, edhe një pushtet që është transparent për çdo cent të harxhuar”, shprehet ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.