
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka deklaruar se u ka dërguar dokumente të protokoluara me kërkesa e tyre, kryeministrit Albin Kurti e ministrit të Financave dhe Punës, Hekuran Muratit, shkruan Gazeta10.
“Ne i kemi dërguar kryeministrtit rreth tetë kërkesa, dhe ministrit të Punës i kemi dërguar rreth 6 kërkesa të protokoluara që të diskutojmë për problemet që i kemi. Nëëprmirësimin e kushtetve të sektorit privat, aq sa kanë bërë të tjerët, ka bërë edhe ky”, tha Azemi në Prime Time.
Ai ka thënë se është duke u çuditur me kryeministrin Kurti pasi në kohën sa ishte në opozitë, i kishte premtuar kësaj sindikate që t’ua paguaj, administrimin dhe pagesat e qerave të zyreve, shkruan Gazeta10.
‘Ne po çuditemi me këtë person,. Ne kemi pasur takime edhe në kohën e opozitës me të, dhe merrni me mend Kurti ka kërkuar meqë programi i tij dhe statusi jonë, kanë qenë të përbashkëta në ruajtjen e pozitës të punëtorit të sektorit privat. Ai ka kërkuar që ne si sindikatë në shtatë regjione t’i kemi zyret e përbashkëta dhe gjithe administrimin dhe zyret t’i paguaj Vetëvendosje. Por, ne nuk biem në pozicionin e asnjë partie. Por, nuk e kemi përmirësimin as më të vogël”, ka shtuar Azemi. /Gazeta10