Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Azemi: Rreth 44 mijë punëtorë të kualifikuar, e kanë lëshuar Kosovën

Gazeta10
08 September 2022 - 23:40

Vetëm gjatë vitit të kaluar nga Kosova kanë ikur 43 mijë e 700 punëtorë të kualifikuar.

Ka deklaruar Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Prime Time në Kanal10.

“Vitin e kaluar kemi pasur zyrtarisht 43 mijë e 700 punëtorë të kualifikuar që kanë dal nga Kosova. Sipas të dhënave jo zyrtare, që nga 1 janari e deri më qershor, ne krekosemi se do ta bëjmë pagën 250 euro. Më 5 mars të vitit 2020, kryeministri jonë ka premtuar që paga minimale nuk guxon të jetë nën 350 euro. Pasi thonte se me atë pagë nuk mund të kryhen as nevojat elementare.

Ai tha se në bazë të disa përllogaritjeve që i kanë bërë, shpenzimet e jetesës më të lirë për një familje katër anëtarëshe, kushtojnë 460 euro.

“Ne kemi thënë se katër anëtarë të një familje duhet me hangër vetëm byreka, duhet me shpenzu energji elektrike 50 euro, për arsim 40 euro, duhet me shpenzu për transport dhe na ka dalë një shumë 460 euro vetëm duke u ushqyer me byreka’, theksoi më tej Azemi në Prime Time. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.