Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Azet dhe Zuna lansojnë projektin e ri muzikor “LS”

Gazeta10
26 Gusht 2022 - 15:00

Reperi i famshëm shqiptar, Azet ka qenë mjaft aktiv edhe këtë vit duke sjellur disa projekte muzikore, raporton Gazeta10.

Por, me sa duket reperi nuk planifikon të ndalet kjo pasi së fundmi ka publikuar një tjetër bashkëpunim me reperin gjerman dhe bashkëpunëtorin e tij prej vitesh, Zuna.

Dyshja e njohur dhe mjaft e pëlqyer nga publiku kanë lansuar këngën me titullin “LS”, të cilën e realizuan edhe me videoklip.

Projekti më i ri i dy artistëve tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave.

Kujtojmë që projekti i fundit i dyshes ishte “Oeo” që erdhi në bashkëpunim me këngëtarin e njohur shqiptare, Dhurata Dorën.

Ndërkohë, kujtojmë që Azet, fama e të cilit ka depërtuar edhe në Gjermani gjatë sezonit veror ishte i pranishëm në Kosovës edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.