
Perderisa sot po mbahen zgjedhjet parlamentare, ku qytetarët po votojnë për subjektet politike dhe kandidatët e tyre, gazetarët e Kanal 10 po sjellin gjithçka në kohë reale se si po shkon procesi zgjedhor në vend.
Megjithatë nuk po mungojnë as vendet e tjera ku po sjellin rrefimet e tjera të punës dhe jetës së qytetarëve.
I tillë është edhe ky rrëfim që vjen nga Mitrovica ku minatori Isuf Beqiri tregon se si është bërë minator në minierën e Trepçës.
“Kam fillu me punë në vitin 1978, ku para meja ka punuar baba, babgjyshi, dhe tash është edhe djali”, tha ai mes tjerash.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10