Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Bad guy”- Kërstiq: Kurti, lojtar serioz – e kuptoi para ndërkombëtarëve strategjinë e Vuçiqit

Gazeta10
08 February 2023 - 21:20

Gazetari serb nga veriu, Branislav Kërstiq e ka quajtur “lojëtar”, kryeministrin Albin Kurti, pasi sipas tij, ai ishte i pari që e kuptoi strategjinë e presidentit serb, Vuçiq pas shfaqjes dyditëshe në Kuvendin e Serbisë ku u kritikua nga opozita atje në raport me Kosovën.

Ai tha se Kurti e kuptoi edhe para spektrit ndërkombëtar strategjinë se Vuçiqit se kryeministri kosovar është “bad guy”.   

“Kurti e kuptoi i pari situatën në Beograd. Vjen koha kur të gjithë do të festojmë për Kurtin. Ne shumë herë e kemi mendu që Kurti po shkon shumë ashpër ndaj qytetarëve serbë të veriut. Kemi mendu që s’po i kupton zërat e qytetarëve serbë. Por, më duket në fund ai e ka kuptu që para autoritetev ndërkombëtare strategjia e vetme e Vuçiqit është se Kurti është ‘bad guy’. Tash në fund në këtë kohë sa jemi afër gjysmë finales, Kurti po tregohet që është lojtar, ka taktik shumë serioze”, tha tutje Kërstiq në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.