Kualifikimi në fazën “Legends” të Majorit në Paris ka bërë që Bad News Eagles, ekipi kosovar të hyjë në top 20 ekipet më të mira në botë.
Në renditjen e re të publikuar nga HTVL, Bad Neës Eagles është e 20-ta dhe ka ngjitur 11 pozicione më lartë.
Ata kanë grumbulluar gjithsej 166 pikë për të rrëmbyer këtë pozicion fantastik – ndërkohë që motivimi i lojtarëve është tejet i madh.
Bad Neës Eagles e nisin me sukses kualifikimin ne Major, pasi fituan ndeshjen ndaj GamerLegion me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, për të kaluar direkt në fazën ‘Legends Stage” që është rekord historik për një ekip nga Ballkani.
Ekipi kosovar në CS:GO, Bad Neës Eagles për të tretin vit më radhë është kualifikuar në ligën më prestigjioze në këtë video-lojë.
Për t’u kualifikuar në turneun e madh të CS:GO Blast Paris Major, BNE është përballur me ekipin FaZe, që renditet i dyti në botë./Gazeta10