
Agim Bahtiri i Vetëvendosjes teksa ka komentuar procesin e dialogut dhe mbarvajtjen e tij deri më tani, ka deklaruar në Politiko në Kanal10 se Kosova s’ka politikan më të përgatitur dhe të aftë sesa kryeministri, Albin Kurti.
Bahtiri kritikoi edhe qasjen e BE-së dhe SHBA-së karshi dialogut, për siç tha ai, duhet ta kuptojnë se Kosova është shtet multietnik dhe se shteti serb dëshironë më shumë kompetenca sesa kaq, shkruan Gazeta10.
“Kurti është një njeri që i kupton gjërat. Njeri më të aftë e të përgatitur për t’i bërë bisedimet me Serbinë, s’ka Kosova për momentin. Por, tjetër është dëshira, aftësia, e mundësia. Ky është problemi. Por, BE-ja dhe SHBA-ja duhet me kuptu një herë që Kosova është shtet multietnik dhe Serbia dëshiron dicka më shumë se kaq. Unë mendoj që s’do të ndodhë dicka që do Serbia.”, deklaroi Bahtiri në Politiko./Gazeta10