
Kandidati për deputet nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri gjatë ditës së sotme ka pritur në konak banorët e Kosohtovës.
Bahtiri bisedoi gjatë me banorët ku u betuan të jenë bashkë si asnjëherë më parë, raporton Gazeta10.
“Ishte kënaqësi që të pres në konak, banorët e Koshtovës, me të cilët biseduam vëllazërisht dhe u betuam të jemi bashkë si asnjëherë më parë, për të fituar bashkë ashtu siç kemi fituar gjithmonë. Na priftë e mbara bashkë!”, thuhet në postimin e tij./Gazeta10