
Në emisionin “Politiko” anëtari i VV-së, Agim Bahtiri ka thënë se ai nuk e ka ditur që FSK-ja nuk mund të kalojë në veri deri në vitin 2015, raporton Gazeta10
Bahtiri ka thënë se ai këtë gjë e ka marrë vesh pas rastit të fëmijës që është mbytur në lum dhe nuk është lejuar ndërhyrja e FSK-së derisa është dashur të negociohet dy ditë për leje të saj me komandantin e KFOR-it.
“Unë e kam kuptuar diçka në 2015, që dikush ndoshta nuk e ka ditë, unë personalisht nuk e kam ditë. Që trupat e FSK-së nuk mundem me kalu në veri. Në 2015, mbytja e djalit në lumin Sitnica , nuk kam lejuar që të hulumtojë për gjetjen e kufomës askush tjetër përveç trupave të mbrojtjes në atë kohë që kanë qenë të FSK-së. Jemi rënë në kundërshtim me komandantin e KFOR-it, meqenëse kisha raporte jashtëzakonshmit të mira me të, që e falënderoj se ka bërë një punë të shkëlqyeshme. Pas dy ditëve të negociatave ka lejuar që FSK-ja të kaloj në veri. Sepse kam dashtë që kufomën ta nxjerr origjinal siç ka qenë, ta shohim a e ka mbyt dikush apo u mbyt në lum.”, ka deklaruar Bahtiri.
Tutje, Bahtiri ka thënë se ai ka dashur ta zbuloj të vërtetën për këtë ngjarje andaj edhe ka zgjedhur që FSK-ja të kryej hetimet./Gazeta10