
Kandidati për deputet nga VV-ja, Agim Bahtiri ka takuar sot ministrin Xhelal Sveçla pas aksionit të sotëm ku u mbyllën komuna paralele të Serbisë.
Bahtiri e ka quajtur atë sukses duke thënë se strukturat ilegale nuk kanë vend.
Postimi i plotë:
Nga një kafe në Podujevë me Ministrin Xhelal Sveçla, pas aksionit të suksesshëm që sot rezultoi me mbylljen e komunave paralele të Serbisë në: Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale.
Ky është edhe një sukses tjetër i Qeverisë Kurti dhe një mesazh i qartë: Republika e Kosovës është e pandashme, dhe strukturat ilegale nuk kanë vend në shtetin tonë!
AB